
Më poshtë, stafi i MANUTDSHQIP.com ju sjell TOP 10 transferimet e dështuara të United që janë bërë ndonjëherë.
10. Erik Nevland
Nevland ishte shitur tek Manchester United në moshën 19 vjeçare. Ai qëndroi në klub për tre sezone, por vetëm ndonjëherë bërë një ndeshje në ligë. Ai shkoi të luaj në Norvegji si një transferim i lirë në vitin 2000. United shpenzoi £1.5 milion funte për asgjë.
9. Alan Smith
U transferua në United pas një fillimi të suksesshëm të karrierës si një sulmues në Leeds. Megjithatë, ai nuk kaloi sezone të mira me United, ai nuk shënonte shumë gola andaj Fergie i ndërroi pozicionin. Ai nuk bëri më të mirën as në atë pozicion. Pastaj u lëndua dhe më nuk kishte vend tek gjigandi anglez.
8. Dimitar Berbatov
Ndoshta para sezonit të fundit ishte golashënuesi kryesor i Manchester United, por për të janë paguar £31 milion funte. Ai kushtojë më shumë se Rooney dhe Van Nistelrooy së bashku, andaj është pritur më shumë prej tij!
7. Juan Sebastian Verón
Verón do të ishte i pari në listë, nëse United nuk do ta kishte bindur disi Chelsea që të paguaj £15 milion funte për shërbimet e tij. Verón theu rekordin britanik të transferimit në kohën e nënshkrimit të tij, dhe shënoi vetëm shtatë gola në ligë nga një pozicion si mesfushorosulmues në dy sezone.
6. Eric Djemba Djemba
Kamerunasi Djemba Djemba është blerë si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Roy Keane. Por gjatë 18 muajve të tij në Mançester ai tregoi se nuk ishte i aftë për zëvendësimin e tij. Ai u shit përfundimisht tek Aston Villa për një tarifë prej £1.5 milion funte, ku ai gjithashtu luajti keq. Përfundimisht Premier Liga nuk ishte për të.
5. Diego Forlan
Forlan ka ofruar shumë pak në Premier Ligë. Ai ka luajtur vetëm 18 lojra dhe jo shumë të mira duke mos e arsyetuar çmimin e paguar për të prej £6.9 milion funteve. Pasi Forlan e largua nga United, ai ka fituar Europa League, Super Kupën, Copa Amerika dhe ka arritur një vend të katërt në Kupën Botërore, ndërsa në nivel personal ka fituar dy herë Pichichi, Këpucën e Artë Evropiane dy herë dhe Topin e Artë në Kupën e Botës 2010.
4. Owen Hargreaves
Transferimi i tij prej £17 milion funteve u kthye në një fatkeqësi. Ai ka bërë vetëm 27 paraqitje në Premierligë në katër sezone dhe në fund u largua si transferim i lirë. Hargreaves më shumë ka kaluar kohën i lënduar se sa duke luajtur.
3. Kleberson
Shfaqjet e brazilianit në Kupën e Botës 2002, bërën që United të paguaj £5.9 milion për lojtarin i cili u konsiderua si një zëvendësim për dështimin e më lartëpërmendur, Verón. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e tij të dytë për United, dhe ka luajtur vetëm 20 ndeshje në dy sezone, duke shënuar dy herë. Ai u lejua të largohet për £2 milion funte kurse Fergie e ka cilësuar si gabimin e tij më të madh.
2. Massimo Taibi
Taibi mbërriti për £4.5 milion funte dhe luajti katër ndeshje. Italiani bëri shumë gabime dhe në ato pak ndeshje që luajti. Ai kishte pranuar 5 gola në një ndeshje kundër Chelsea. Ai menjëherë u transferua në Reggina për £2.5 milion funte.
1. Bebe
Nënshkrimi më i keq në historinë e Premier Ligës për Manchester United është ai kur Ferguson e mori këshillën e Carlos Queiroz dhe bleu Bebe. Ky i fundit u bë një nga transfertat e çuditshme në historinë e futbollit anglez. Për të janë paguar £7.4 milion funte. Luajti pak ndeshje dhe thjesht kurrë nuk dha përshtypjen si një futbollist i aftë. Ai pastaj u zhvendos në Besiktas në formë huazimi. Atje luajti vetëm katër ndeshje dhe nuk shënoj asnjë gol. Tani qëndron në ekipin rezervë të United.
A pajtoheni me këtë radhitje? Cilin do ta largonit nga lista? Shprehuni në hapësirën për komente…/manutdshqip.com

Manchester United
Manchester City
Chelsea
Arsenal
Tottenham Hotspur
Everton
Liverpool
West Bromwich Albion
Swansea City
West Ham United
Stoke City
Norwich City
Newcastle United
Southampton
Fulham
Aston Villa
Sunderland
Wigan Athletic
Reading
Queens Park Rangers
berbatovin e kisha hek prej liste,se aj sado pak e ka deshmu veten,dhe hargrevs veq lendimet e kan demtu shum se aj ka qen lojtar i mire
Berbatovin me hek prej liste
se pari per forlanin asht ba gabimi me i madh qe asht largu prej manchester united ket e ka deshmu me lojrat fantastike qe ka tregu tek villareali dhe atletik madridi e sa per bebatovin ai vertet ka klas por se qe i ka mjaftu se ka shku ne man utd i ka mjaftu me duket shume pak asht angazhu e sa per veronin dhe hargrivs keta me se shumti me ka jet se thoj gverr ne jet hargrivs ka pas fat te keq shume veroni fergi nuk beson shume tek argjentinasit ama te dyt jan kan shume fantastik e keta tjert nuk ja vlen as mi permend
Bebe ne huazimin ke besiktas shenoi gol qe ne ndeshjen e pare
berbatovin edhe smithin i kisha hek prej listes
Berbatovin heke prej Liste dhe ne vend te tij ANderson
Berbatovin me hek, edhe Bebe sosht i deshtum, shum mir osht tu e tregu veten nmiqsore edhe osht hala i ri.. Carlos Queiroz osht strateg e din aj qa ka ble United
manuchon duhet mi shti en list
forlani edhe veroni nuk jon kan edhe qaq t`dobt ktu jo
Berba nuk ka qene deshtim. Smith ka luajte mire por eshte lenduar. Veron ka qene i lenduar dhe roli i tij nuk ka qene te jap gola por asiste. Bebe ka kohe qe te deshmohet. Lista deri diku eshte e mire.
Dimitar Berbatov O ble prej tottenhamit 31 milion funte osht 1 hsum e madhe po ka pas ndeshje qe ka shenu hat trick e per tjer lista o mirr
o forlan le se sen su duft ai
berbatovin edhe forlanin