
MANUTDSHQIP.com ju sjell një përmbledhje të të gjitha atyre gjërave (thasheshemet, lajmet e vërteta, intervistat për të, videot etj.) që janë thënë deri tani për sulmuesin holandez, Robin van Persie.
9 Maj, 2012:
● Kampioni aktual i Anglisë, Manchester United, ka vendosur të bëjë një lëvizje senzacionale për të sjellur në Old Trafford sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persien.
6 Qershor, 2012:
● Sipas Click Manchester, Skuadra e Sir Alex Ferguson është e vendosur që të mëposhtë Cityn për shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie.
21 Qershor, 2012:
● Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, është parë në qytetin e Mançesterit, përkatësisht në hotelin Hale, nga ish-lojtari i kombëtares angleze, Neil Fairbrother.
5 Korrik, 2012:
● Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson në një deklaratë për media ka deklaruar se është skuadra e tij ajo që do të përfitoj nga largimi i sulmuesit, Robin Van Persie.
14 Korrik, 2012
● Bosi i skuadrës së Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka shfaqur edhe njëherë admirimin e tij për sulmuesin holandez të Arsenalit, Robin van Persie. Ferguson deklaroi se e preferon Van Persien dhe se është i gatshëm të ‘luftojë’ me rivalët e qytetit, Manchester City që të marrë firmën e holandezit
15 Korrik, 2012
● Stafi i MANUTDSHQIP.com ju sjellë një video ku tregohet se pse sulmuesi i Arsenalit është i kërkuar nga dy klube angleze, ku bëhet fjalë për Manchester United dhe Manchester City.
16 Korrik, 2012
● Pas konfirmimit të Robin van Persie se nuk do të nënshkruajë kontartë të re me Arsenalin ai gjithashtu ka sinjalizuar se lufta për të marrë atë do të bëhet mes Manchester City dhe Manchester United.
19 Korrik, 2012
● DailyMirror raporton se Manchester United ka fituar garën prej ₤20 milion funteve për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie.
● Legjenda e Manchester United, Steve Bruce beson se transferimi i Robin van Persie në Old Trafford, do ta bënte dyshen sulmuese më të rrezikshme në botë së bashku me Wayne Rooney.
● Bossi i ‘Djajve’ të kuq, Sir Alex Ferguson, është shprehur më i bindur se kurrë që ekipi i tij, Manchester United, do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e holandezit, Robin van Persie.
20 Korrik, 2012
● Manchester United ka bërë një ofertë për Robin van Persie. Klubi nga Londra dëshiron të paktën £20 milion funte për kapitenin e tyre, dhe thuhet se United nuk e ka përmbushur ende këtë shifër, andaj oferta e tyre e parë është refuzuar.
● Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie duke thënë për MUTV: “Natyrisht që Arsenali ka dhënë një fakt që ne kemi dërguar një ofertë drejt tyre…Ne kemi shfaqur interesim, dhe kjo është ajo që ne jemi duke bërë në këtë moment.”
21 Korrik, 2012
● Sipas Gianluca di Marzio, Gjigandi anglez, Manchester United, është në “luftë” me skuadren italiane, Juventus për shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie.
22 Korrik, 2012
● Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie duket i vendosur se është në rrugën e tij për të luajtur në Old Trafford këtë sezon. Thashethemet e shumta tani janë duke treguar se Van Persie e pëlqen klubin e Manchester United dhe mendohet se do të kalojë mirë me Alex Ferguson.
● Sipas The Sun, kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie kërkon £10 milion funte në vit te skuadra e ardhshme, me një pagë javore £195.000 funte.
23 Korrik, 2012
● Sunday Times thotë se kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie dëshiron kalimin te United përpara Cityt dhe Juventusit. Holandezi që një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me një transferim te gjigandi anglez.
24 Korrik, 2012
● Ish-Sulmuesi i Manchester United, Dwight Yorke, në një intervistë për ESPN, tha se kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie duhet të zgjedh njërin klub nga Mançesteri.
25 Korrik, 2012
● Legjenda e Manchester United, Gary Pallister, ka thënë se gjigandi anglez, Manchester United, është klubi ideal për sulmuesin holandez, Robin van Persie.
● Ish-lojtari i Manchester Cityt, Danny Mills, ka thënë se opsioni më i mirë për sulmuesin holandez, Robin van Persie, është gjigandi anglez, Manchester United.
27 Korrik, 2012
● Manchester United është në pole-pozicion për transferimin e Robin van Persie, pasi tani Juventus si duket ka hequr dorë nga shërbimet e tij kurse skuadrën e Manchester Cityt, nuk e dëshiron vet sulmuesi holandez, pasi dëshiron të transferohet tek një skuadër që ka histori të madhe dhe mund të fitojë trofe.
28 Korrik, 2012
● Skuadra italiane, Juventus, është larguar nga gara për shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie, pasi këtë e konfirmoi drejtori i skuadrës torineze, Giuseppe Marotta.
29 Korrik, 2012
● DailyStar thotë se sulmuesi holandez, Robin van Persie e do rrogën të njejtë sikurse të Wayne Rooney, pra £220.000 funteve në javë.
6 Gusht, 2012
● Para takimit që United luajti kundër Valerengas (0:0), thuhet se Ferguson ka angazhuar skautët e tij për të biseduar me klubin e lojtarit dhe me vetë futbollistin.
8 Gusht, 2012
● Gazetat lokale kanë shkruajtur: “Kemi kuptuar që Van Persie mund të nënshkruajë për United sa më shpejt, duke llogaritur edhe ditën e sotme”. Ato kanë shtuar se United do të paguajë rreth £20 milion funte.
● Manchester Evening News, që është njëra nga mediat më të afërta të klubit nga Old Trafford, ka thënë se Robin van Persie mbrenda kësaj jave pritet t’i bashkohet Manchester United. Ndërsa pak më vonë, reporteri i SkySports, Andy Barton, tha se Van Persie do t’i bashkohet skuadrës së tyre për £20 milion funte.
● Legjenda e Manchester United, Gary Pallister, deklaroi se gjigandi anglez do të mund t’i'a dalë mbanë sa i përket punës së transferimit të top-golashënuesit të Premier Ligës në edicionin e kaluar, Robin van Persie tek ”Djajtë e kuq”.
● Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson shpreson që sulmuesi holandez i Arsenalit, Robin van Persie do të vie te skuadra e tij.
9 Gusht, 2012
● The Telegraph raporton se United i ka ofruar sulmuesit holandez £220.000 funte në javë në marrëveshjen që pritet të arrihet.
● Sipas një raporti nga Goal.com, agjent i Robin van Persie është duke kërkuar një pagesë të lartë e cila kërcënon të prishë ndonjë transferim të mundshëm të holandezit tek gjigandi anglez, Manchester United.
10 Gusht, 2012
● Shefi ekzekutiv i Manchester United, David Gill, do të udhëtojë në Gjermani për ta përmbyllur marrëveshjen për sulmuesin holandez, Robin van Persie – raporton The Telegraph.
● Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se nëse ndodh transferimi i Robin van Persie te skuadra e tij, atëherë do të ishte një gjë e mrekullueshme.
● Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se sulmuesi holandez, Robin van Persie, ose do të kalojë te Manchester United, ose do të qendroj te Arsenali.
● Gazetari italian, Tencredi Palmeri, pohon se sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, dëshiron të kaloj te Manchester United. Ai tregoi se bisedimet janë duke u zhvilluar ndërmjet Sir Alex Ferguson dhe zyrtarëve të Arsenalit
● Shefi ekzekutiv i Manchester United, David Gill, ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se bosi i United, Sir Alex Ferguson, është i interesuar për shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie.
● “Nëse doni të firmosni me Van Persien, atëherë për ju ai kushton 7 milionë euro më shumë se oferta që keni bërë.” – kjo ka qenë përgjigja zyrtare e Arsenalit për ofertën e “Djajve të Kuq” bërë dy ditë më parë për kapitenin e “Topçinjve”.
12 Gusht, 2012
● Një gazetar anonim, i cili përmes rrjetit social Twitter ka konfirmuar se Manchester United ka arritur marrëveshje me sulmuesin holandez, Robin van Persie.
13 Gusht, 2012
● Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i gatshëm ta rrisë ofertën për sulmuesin holandez, Robin van Persie. Ai dëshiron që ta përmbyll marrëveshjen me para fillimit të sezonit pasi tani mendon që me ofertën e re, aq sa kërkon Arsenali, £20 milion funte, mund ta transferojë sulmuesin holandez.
● Në një intevistë për The Sun, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se nuk ka patur asnjë lajm të ri në lidhje me të ardhmen e holandezit.
14 Gusht, 2012
● Thashethemet e fundit tregojnë se PSG ka vendosur të dërgojnë një ofertë për kapitenin e Arsenalit, Robin Van Persie e cila kap shifrën £18 milion funte.
● Si duket Arsenali ka vendosur që kjo çështje të mos zgjas më shumë andaj janë gati të fillojnë bisedimet serioze me bosin e United, Sir Alex Ferguson duke shpresuar për të nënshkruar për £22 milion funte para ndeshjeve të para në Premier Ligë./manutdshqip.com

Arsenal
Aston Villa
Cardiff City
Chelsea
Crystal Palace
Everton
Fulham
Hull City
Liverpool
Manchester City
Manchester United
Newcastle United
Norwich City
Southampton
Stoke City
Sunderland
Swansea City
Tottenham Hotspur
West Bromwich Albion
West Ham United