10:29 am - Monday May 20, 2013

5 lojtarët e rinj të cilët pritet të shkëlqejnë në sezonin e ri

Sunday, 29 July 2012, 19:15 | Diskutimet, Lajme | 0 Komente | Read 7406 Times
by adminB

Stafi i MANUTDSHQIP.com ju sjell listën e lojtarëve të rinj më të mirë të Manchester United prej të cilëve pritet se do të bien më së shumti në sy, pra pritet që do të shkëlqejnë sezonin e ardhshëm.

5. Will Keane
 

Është fatëkeqësi që Keane ka pësuar një dëmtim të rëndë muajin e kaluar duke pritur që ta mbaj atë jashtë për 6 muaj. Megjithatë ai është ende i vlefshëm dhe tani do të jetë në kërkim që të kthehet në veprim. Sir Alex Ferguson kishte planifikuar ta përfshijë atë në ekipin e parë këtë sezon, por ndodhi çfarë ndodhi. Është futbollist i dalluar dhe për ta rikthyer formën sa më shpejtë, mund të huazohet tek ndonjë klub.

4. Davide Petrucci
 

United nënshkroi me Petruccin në vitin 2008. Në fillim ishte lojtar shumë i kërkuar kurse më vonë ai filloi luftën me një seri të lëndimeve. Megjithatë, ai u kthye sezonin e kaluar dhe ka sjellë me të vërtetë veten në vëmendjen e ekipit të parë përsëri. Shkathtësia e tij dhe vetëpërmbajtja në mesfushë bënë që do ta shihni Davide të ketë ndonjë ndikim në këtë sezon. Luajti në mënyrë mbresëlënëse në 45 minuta kundër Shangait Shenhua. Sigurisht se është vënë re edhe nga shokët e skuadrës se është gati për sfidat e reja edhe për ndeshje më të mëdha.

3. Bebe

Një tjetër lojtar i cili ka qenë i prekur nga lëndime të rënda. Historia e Bebe ka kapur vëmendjen e publikut, pasi kur nënshkruajti Sir Alex për rreth £7 milion funte, pritej shumë nga ai. Megjithatë pas huazimit në Besiktas dhe ndeshjeve zhgënjyese që bëri atje, filloi të cilësohet si një transferim i dështuar. Lëndim i ri pastaj që i erdhi i dha më shumë teposhtën deri sa dukej se do të largohet menjëherë nga United. Megjithatë ka rifreskuar karrierën e tij këtë vit në ndeshjet e para sezonit, duke shënuar dhe asistuar nga një herë. Zhgënjimi, besimi i Fergusonit dhe forca e madhe, e bëri atë të rikthehet në kohë.

2. Tom Cleverley
 

Një zgjedhje e çuditshme ndoshta, por sezoni i fundit i Cleverley ishte jo i mirë. Të themi se një lëndim e rrënoi atë duke mos e lejuar të tregojë atë që pritej nga ai. Por shpirti i tij luftarak bëri që të rikthehet shpejt në formë sa që është duke marrur pjesë në Lojërat Olimpike. Ky sezon duhet të jetë ai që do të mund t’i rregullojë punët. Nëse vazhdon me paraqitjet e mrekullueshme, do ta ketë vendin e siguruar në formacionin e parë.

1. Nick Powell
 

Një produkt i i ri nga akademia e Crewe me emrin Nick Powell kapi syrin e shumë njerëzve me shfaqjet e tij mbresëlënëse. Luan në sulm dhe di të shënoj gola briliant. Në ndeshjen finale të Ligës së Dytë në Wembley, pam në të vërtetë se kush ishte ky njeri. Manchester United mundi konkurrencën e madhe për nënshkrimin e tij. Atij i është ndarë numri 25 në fanellë. Bëri ndeshje të mirë në turenun parasezonal, ndeshje e cila na paralajmëroj se 18-vjeçari Powell mund të bëjë një ndikim të hershëm në Old Trafford./manutdshqip.com

Po ju fansa si mendoni? Do të kenë sukses këta lojtarë në sezonin e ri të Premier Ligës? Sa besoni se do të rikthejnë formën e mëhershme që kanë pasur? A do të ketë ndonjëri prej tyre ndikim me të vërtetë në skuadër? Shprehuni në hapësirën për komente…

Tagged with: , , , , ,

Shkruani një koment

NamePPTS
Manchester United 38 89
Manchester City 38 78
Chelsea 38 75
Arsenal 38 73
Tottenham Hotspur 38 72
Everton 38 63
Liverpool 38 61
West Bromwich Albion 38 49
Swansea City 38 46
West Ham United 38 46
Norwich City 38 44
Fulham 38 43
Stoke City 38 42
Southampton 38 41
Aston Villa 38 41
Newcastle United 38 41
Sunderland 38 39
Wigan Athletic 38 36
Reading 38 28
Queens Park Rangers 38 25
English Premier League Table

Votimet:

A mendoni se Falcao do të transferohet tek United?

Loading ... Loading ...

Vizitorët: